Shpërthim me tritol në Sarandë

8 Prill 2026, 11:24Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Saranda. Ngjarja ka ndodhur pas mesnatë, në fshatin Berndesh të Sarandës.

Sipas informacioneve shpërthimi ka ndodhur në murin rrethues të një banesë private dhe është konstatuar në mëngjes, nga pronarja S. Ismailaj.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa po hetojnë lidhur me shkaqet e shpërthimit dhe dokumentimin e plotë.


Video