Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë në Itali, dy të vdekur dhe disa të zhdukur

18 November 2024, 16:06Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë në Itali, dy
Pamje nga shpërthimi në Itali

Një shpërthim i fuqishëm ka shkatërruar thuajse plotësisht një fabrikë në qytetin italian të Ercolano-s, pranë Napolit.

Sipas medieve italiane, të paktën dy punëtorë raportohet se kanë humbur jetën dhe disa të tjerë nuk janë gjetur ende.

Është ende e paqartë se çfarë e ka shkaktuar shpërthimin, por sipas informacioneve paraprake, dyshohet se në magazinë kishte fishekzjarre.

Shpërthimi ka qenë tepër i fortë dhe shtëllunga e tymit është vënë re nga disa kilometra larg.


Video