Shpërthim i fuqishëm në një biznes në Lushnje, një viktimë dhe katër të plagosur rëndë

1 March 2024, 16:03Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shpërthim i fuqishëm në një biznes në Lushnje, një
Foto nga vendi i ngjarjes

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pak minuta më parë në godinën e një kompanie ndërtimi në qytetin e Lushnjes, ndërsa dyshohet se ka persona të plagosur.

Gjatë momentit të shpërthimit, që nuk dihet ende nga se është shkaktuar, brenda godinës raportohet se ka patur disa persona.

Paraprakisht raportohet se një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë.

Forca të shumta të policisë kanë mbërritur në vendngjarje së bashku me disa ambulanca që po kryejnë transportimin e të plagosurve drejt spitalit.

Shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm sa që është dëgjuar thuajse në të gjithë qytetin.

Lajmi në përditësim...


Video