Shokuese në Lezhë! Babai ngacmon se*sualisht vajzën e tij të mitur, arrestohet

27 July 2025, 14:55Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shokuese në Lezhë! Babai ngacmon se*sualisht vajzën e tij të
Foto ilustruese

Një 55-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Lezhë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se ngjarja dyshohet se ka ndodhur në banesë. 

Ndërkohë materialet iu referuan Prokurorisë Lezhë për veprime të mëtejshme proceduriale.

Njoftimi:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin B. B., 55 vjeç, banues në lagjen “Gurra”, Lezhë.

55-vjeçari dyshohet se në banesë, ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur, 14 vjeçe.

Materialet procedurale iu referuan Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale. 


Video