Shiste kokainë në Kamzë, arrestohet 45-vjeçari

21 June 2023, 08:49Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shiste kokainë në Kamzë, arrestohet 45-vjeçari
Kokaina e sekuestruar

Një 45-vjeçar në Kamzë ka rënë në prangat e policisë për shpërndarje të lëndëve narkotike.

I arrestuari me iniciale A.H. u kap në Bathore dhe gjatë kontrollit fizik iu gjet 100 gram kokainë.

Gjatë kontrollit në banesë, 45-vjeçarit iu sekuestrua edhe një armë gjahu të cilën e mbante pa leje.

Pas verifikimeve nga ana e policisë, dyshohet se 45-vjeçari, pasi siguronte lëndë narkotike kokainë, e ndante në doza, të cilat i shiste kundrejt çmimit 7000 lekë të rinj, në zonën e Kamzës, Institutit dhe Bathores.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. 


Video