35-vjeçari u bllokua në ambulancë që nuk i hapej dera, familjarët “vënë kujën” para spitalit të Vlorës, plas sherri me mjekët dhe policinë

20 June 2023, 21:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
35-vjeçari u bllokua në ambulancë që nuk i hapej dera,
Kaos ne spitalin e Vlores

Një ditë më parë 35-vjeçarin, Arbër Ferati e zuri korrenti teksa gjendej brenda autokombajnës dhe ishte duke shkuar të punonte në toka.

Sipas të dhënave tensioni i lartë i energjisë elektrike ka prekur automjetin e për pasojë 35-vjeçari ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Bluzat e bardha thonë se 35-vjeçari ka ndërruar jetë në vend, e megjithatë i riu është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Vlorës për një shans ndërhyrje dhe shpëtimin e jetës së të riut.

Transporti është kryer nga autoambulanca e njësisë Shëndetësore Orikum, ndërsa me mbërritjen në hyrje të urgjencës së Spitalit ambulancës i është bllokuar dera.

Bluza të bardha dhe të afërm kanë tentuar të hapin derën e ambulancës, por nuk ia kanë dalë deri në përdorimin e forcës.

Tentativa për të hapur derën e autoambulancës ka zgjatur për disa minuta dhe kjo ka sjellë irritim tek të afërmit e 35-vjeçarit.

Irritimi i tyre edhe me ndërhyrjen e bluzave të bardha dhe policisë për të qetësuar situatën ka çuar në përdorim të dhunës fizike mes njëri-tjetrit.

Sikurse tregojnë pamjet, disa persona kanë marrë lëndime të lehta, mes tyre një efektiv i policisë dhe të afërm të 35 vjeçarit.

Pas situatës së krijuar policia ka shoqëruar në komisariat një prej familjarëve të Feratit.

35-vjeçari Arbër Ferati është përcjellë sot për në banesën e fundit.

 


Video