Aksidenti i rëndë te rrethrrotullimi i TEG, ndërron jetë 40-vjeçari

20 June 2023, 19:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksidenti i rëndë te rrethrrotullimi i TEG, ndërron jetë
Aksidenti i rëndë te rrethrrotullimi i TEG

Ndërron jetë në spital, shoferi 40-vjeçar me iniciale D. B. i cili mbeti i plagosur pasditen e kësaj të marte në aksidentin e ndodhur pranë rrethrrotullimit të TEG në Tiranë.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 17:25 dhe në aksident u përfshinë 3 automjete.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, ju informojmë se shtetasi D. B., si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në spital“, tha dhe policia e Tiranës në një njoftim të dytë për ngjarjen.




Video