Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar nga Vlora këtë të diel.
Ngjarja ka ndodhur pas një sherri midis disa personave.
Mes tyre kishte edhe persona me armë duke qëlluar në ajër.
Më pas personat në fjalë janë larguar duke përfituar edhe nga errësira.
Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk ka të lënduar.
Drejt vendit të ngjarjes është nisur policia, e cila ka nisur hetimet.
Uniformat blu pritet të zbulojnë shkaqet që çuan në këtë sherr dhe më pas identifikimin e personave që qëlluan me armë zjarri në ajër.