Sherri mes dy nxënësve në Shënavlash, sharjet nisën në Snapchat....

6 Mars 2026, 11:49Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shënavlash

Një konfrontim fizik ndodhi sot në mëngjes mes nxënësve të fshatit Shënavlash në ambientet e shkollës ku ata mësojnë, teksa mësohet se sherri ka nisur nga rrjetet sociale. 

Mësohet se dy grupe të ndryshme të quajtur grupi “Mirdita” dhe grupi “Shënavlash” kanë sharë njëri-tjetrin në Snapchat dhe janë zënë. Ata janë përballur sot në shkollë dhe kanë përfunduar duke u përleshur.

Njëri prej nxënësve 15 vjeç pësoi lëndim në faqe nga gërvishtjet me thonj të fëmijëve gjatë sherrit, por dëmtime të lehta.


Video