Mediat kanë publikuar detaje të reja në lidhje me zhdukjen misterioze të krye-sekretares së Gjykatës së Lezhës, Klaudia Marku e cila alarmoi policinë. Nëna e dy fëmijëve u zhduk nga banesa pa dhënë asnjë sqarim.
34-vjeçarja kishte 3 ditë që ishte zhdukur nga banesa, ndërkohë që vetëm pas 48 orësh bashkëshorti i saj ishte paraqitur në polici ku edhe kishte bërë denoncimin për zhdukjen.
BW shkruan se një tjetër pistë që po hetohet, është edhe ajo e një rrëmbimi për disa dosje që lidhen me çështje pronësie, kjo edhe për shkak të punës që ajo bën si sekretare në Gjykatës e Lezhës. Thuhet se për këto çështje ka pasur konflikte.
Aktualisht policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Gjatë marrjes në pyetje, 34-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve, ka deklaruar se ka qëndruar në një hotel në Lezhë dhe se i ishte bllokuar dhe celulari.
“Vetëm kur e kam marr vesh nga media që po më kërkojnë”, ka thënë ajo. Mësohet se gjendja e saj psikologjike paraqitet e rënduar pasi ka marrë vesh se lajmi i saj ka qarkulluar në media.