Sherr masiv në një lokal në Tiranë, pesë persona dhunojnë dy vëllezër

16 Mars 2026, 21:57Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pamje nga sherri

Një sherr masiv i dhunshëm ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një lokal në zonën e Yzberishtit, ku pesë persona sulmuan me grushte dy vëllezër, duke krijuar panik tek klientët e tjerë të lokalit.

Të gjithë të përfshirët në sherr ishin duke konsumuar alkool, gjë që duket se ka ndikuar në përshkallëzimin e konfliktit.

Policia e Tiranës dhe forcat Shqiponja kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, kanë ndërhyrë për të ndaluar dhunën dhe për të shmangur përkeqësimin e situatës.

Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë, disa nga personat e përfshirë u shoqëruan në komisariat.

Ngjarja ka shkaktuar panik tek qytetarët e zonës, pasi edhe gjatë shoqërimit në polici, nuk kanë munguar incidentet.


Video