Drejtoresha e Zhvillimit të Territorit, Adelajda Roka tha sot se qeveria do prezantojë një plan masash për mbrojtjen e pronës publike dhe territorit.
Në tryezën e organizuar për këtë qëllim ao tha se ka një sërë problematikash ku theksoi se mungon një mekanizëm ndëshkimi për ndërtuesit që shkelin lejen e ndërtimit.
Pjesë e reformës sipas saj është edhe regjistrimi i hapësirave publike të zaptuara ndër vite.
“Problem është gjurma e ndërtimit, ti e ke lejen 5 kate po në terrent janë 7 kate. Ndërtimi pa leje nuk bëhet vetëm, është i lidhur ngushtësisht me problematike të tjera. E para është i lidhur me mungesën e mekanizmit të ndëshkimit të ndërtuesve të cilët abuzojnë në mënyrë të vetëdijshme me lejen, që u kërkojnë punonjësve të abuzojnë me lejen e dhënë. Problemi i parë i ndërtimit pa leje sjell të dytin e të tretin. Një tjetër problem është heshtja e arkitetit që nuk flet për ndryshimin e projektit të punuar prej tij. Ai duhet të ngrejë zërin dhe të njoftojë për shkeljen e kushteve. Tjetër çështje është mungesë e bashkërendimit të institucioneve në kryerjen e kontrolleve. Për hapësirat publike kemi ndeshur mosregjistrimin e pronës publike. Ajo ka mundësuar zaptimin e të gjithë hapësirës publike nga persona të ndryshëm që e kanë parë atë si tokë pa pronar”, tha Roka.