SHBA feston 250-vjetorin e Pavarësisë, urimi i ambasadës amerikane në Tiranë!

4 July 2026, 10:08Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

SHBA feston 250-vjetorin e Pavarësisë, urimi i ambasadës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot 250 vjetorin e pavarësisë, ndërsa të shumta kanë qenë edhe urimet në lidhje me këtë ngjarje. 

Ambasada amerikane në Tiranë ka përcjellë urimet e saj për 250-vjetorin e pavarësisë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ajo shkruan se SHBA-të festojnë 250 vjet histori, liri dhe të ardhmen e ndritur përpara. Postimin e ka shoqëruar me një video, e cila tregon copëza nga Amerika.

“Gëzuar 250-vjetorin, Amerikë! Po festojmë 250 vjet histori, liri dhe të ardhmen e ndritur përpara”, shkruhet në faqen zyrtare në Facebook.


Video