Pas 34 ditësh protestë, nisma drejt organizimit? Klajdi Bello dhe Armir Shkurti njoftojnë miratimin e platformës për Kuvendin Kombëtar

3 July 2026, 21:52Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Pas 34 ditësh protestë, nisma drejt organizimit? Klajdi Bello dhe

Pas 34 ditësh protesta, duket se lëvizja qytetare po hedh hapin e parë drejt një organizimi të brendshëm.

Klajdi Bello dhe Armir Shkurti, përmes postimeve në Facebook bëjnë me dije se Grupi Nismëtar për organizimin e Kuvendit Kombëtar të Protestës ka zhvilluar një mbledhje pesëorëshe, në përfundim të së cilës janë miratuar në mënyrë unanime platforma dhe kriteret e anëtarësimit.

Sipas tyre, procesi ka kërkuar 34 ditë për shkak të vështirësive dhe, siç shprehen ata, “shkopinjve nën rrota”, ndërsa emrat e kontribuesve nuk janë bërë publikë për t’i mbrojtur nga “raprezaljet”.

Ata theksojnë se Kuvendi Kombëtar i Protestës “me hir a me pahir do të mblidhet”, duke shtuar se protestuesit kanë nevojë për përfaqësim dhe se grupi nismëtar synon ta sigurojë atë.

Në fund të reagimit, përsëritet se kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama mbetet e panegociueshme.

 


Video