Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Gjykata e Durrësit caktoi masën ‘arrest me burg’ për ekuipazhin e anijes libaneze që solli 2275 ton naftë kontrabandë.
Në burg janë lënë shtetasit Zuhair Alkwaifi, Amad Abushala, Muayid Ali Altahir dhe Badr Teezini.
Po ashtu thuhet se sasia e karburantit nuk korrespondonte me dokumentacionin, pasi në anije kishte më shumë litra se sa ishte dokumentuar.
Kapiteni, dy ndihmësit e tij dhe një punonjës i ngarkim-shkarkimit, të gjithë shtetas libianë akuzohen për dyshimet tregti dhe transport i mallrave kontrabandë.
Më herët në dëshminë e tij një prej të arrestuarve, Zuhair Alkwafi tha se kjo është hera e tretë që ai sjell naftë në Shqipëri.