Nesër pritet të nisë shqyrtimi i nismës së dy deputetëve të Partisë Socialiste për ndryshimin e pagave të magjistratëve.
Nisma është përfshirë në rendin e ditës së Komisionit për Ekonominë dhe Financat, i cili do të mblidhet në orën 11:00.
Çështja e pagave të magjistratëve ka shkaktuar debat të gjerë, veçanërisht për mënyrën se si do të përcaktohet niveli i tyre i pagave dhe ndikimi që ndryshimet do të kenë në sistemin e drejtësisë dhe në buxhetin e shtetit.
Pas shqyrtimit në komision, nisma pritet të kalojë për votim në seancë plenare më 17 shtator.
Vendimmarrja e Parlamentit pritet të qartësojë nëse propozimi i dy deputetëve socialistë do të marrë dritën jeshile dhe si do të reflektohet ai në pagat e magjistratëve.