“Ne kemi qesen tonë të buxhetit, s’po marrim nga qeset e të tjerëve”, Rama: A mund të flasë kështu një gjykatës?

13 September 2026, 19:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Ne kemi qesen tonë të buxhetit, s’po marrim nga qeset e
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për pagat e magjistratëve. Në një postim në X kreu i qeverisë ka shpërndarë një deklaratë që është thënë nga një gjykatës.

“A mund të flasë kështu një gjykatës? Ne kemi qesen tonë të buxhetit. Nuk po marrim nga qeset e të tjerëve. Me pak fjalë, nuk po na lejohet të marrim nga qesja jonë”, shkruhet në foto.

Rama e ka shoqëruar foton edhe me një përshkrim ku thotë se kjo është e pabesueshme që një gjykatës e shikon kështu buxhetin e shtetit shqiptar

“E pabesueshme, po e vërtetë që një gjykatës e kupton kështu pavarësinë e pushtetit gjyqësor dhe e shikon kështu buxhetin e shtetit shqiptar”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

“Ne kemi qesen tonë të buxhetit, s’po marrim nga qeset e


Video