"Rruga e vdekjes" në Levan-Vlorë/ Aksidenti me 3 të vdekur, eksperti: Mungon ndriçimi

10 June 2022, 11:18Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Rruga e vdekjes" në Levan-Vlorë/ Aksidenti me 3 të
Ervin Karamuço

Pedagogu i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka komentuar sot aksidentin tragjik të ndodhur mbrëmjen e djeshme ku mbetën të vdekur 3 persona dhe 3 të plagosur, pasi dy automjete tip "Opel Zafira" dhe "Ford" janë përplasur me njëri-tjetrin.

Karamuço deklaroi se aksi ku ka ndodhur aksidenti konsiderohet mjaft problematik, ndërsa theksoi se javët e fundit është ngritur alarmi nga policia rrugore për shtim të tyre si pasojë e mungesës së përqendrimit.

Ai tha se shkaktarë të vërtetë të aksidenteve janë mungesa e elementëve në rrugë, ndërsa bën apel se duhet të shtohen masat pasi ndikim të lartë në aksidentet ka cilësia e rrugës.

“Levan- Fier ku ndodhi aksidenti tragjik me tre viktima konsiderohet një aks problematik pa sinjalistikë, ka pasur reshje, mungon ndriçimi, të gjitha kanë influencuar në aksidentin e infektivit. Është një tragjedi e rëndë. Policia rrugore ka ngritur një alarm të madh që ka shtim të aksidenteve për shkak të mungesës së përqendrimit.

Është raportuar një rritje e aksidenteve javët e fundit për shkak të mungesës së përqendrimit. Masat duhen shtuar por edhe vëmendja e përdoruesit të rrugës. Nuk dimë rrethana të tjera sepse ngjarja është ende në hetim, por shkaktarë të vërtetë të aksidenteve janë mungesa e elementëve në rrugë. Duhet të shtohen masat”, tha Karamuço.

Kujtojmë se një vit më parë u shua familja Gushi, ku humbën jetën nga goditja fatale e Audit të zi, me targë AA 107 XX, ku ndodheshin Igli Madani, 22 vjeç, Fabio Lamaj, 21 vjeç dhe 24-vjeçari Glorian Selimaj.


Video