Rriten me 66 për qind kërkesat e shqiptarëve për azil në BE

1 February 2022, 20:15Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Rriten me 66 për qind kërkesat e shqiptarëve për azil

Numri i shqiptarëve që aplikuan për azil në vendet e Bashkimit Europian në muajt tetor dhe nëntor ranë, por në totalin e aplikimeve për 11 muajt e parë të vitit të kaluar u rritën ndjeshëm.

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia për Azil e BE-së, 1121 aplikime u kryen nga shtetas shqiptar vetëm në nëntor, pothuajse gjysma e aplikimeve të kryera në muajin shtator, kur ishin më shumë se dy mijë të tilla.

Megjithatë, Euracitv shkruan se në harkun kohor nga janari në nëntor, më shumë se 10 mijë shtetas shqiptare aplikuan për azil, një rritje me rreth 66 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të 2020-s. Shqipëria mban rekordin ndër vendet e rajonit me më shumë kërkesa për azil në BE.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Azilit të BE, pas shtetasve shqiptarë kërkesat më të larta për azil i patën ata të Maqedonisë së Veriut, me rreth 1 mijë të tilla. 405 ishin aplikimet e shtetasve serbë, 349 boshnjakë, 77 malazeze dhe rreth 200 nga shqiptarët e Kosovës.

Kërkesa për të ndalur fluksin e kërkesave të pabazuara për azil është pjesë e rekomandimeve të Komisionit Europian. KE tha në korrik të 2020 në raportin e publikuar atë koë se qeveria shqiptare duhet të kuptojë se përse kaq shumë qytetarë të saj kërkojnë të largohen nga vendi./Voxnews.al

 


Video