KQZ “dorovit” me 345 mln lek partitë politike për këtë vit

1 February 2022, 18:31Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
KQZ “dorovit” me 345 mln lek partitë politike për
Foto
nga mbledhja e KQZ-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndarë fondet për partitë politike për vitin 2022, në formën e ndihmës financiare që jepet për to.

Vendimi është marrë në mbledhjen e kësaj të marte, ku sipas shpërndarjes së KQZ-së, sa më e më shumë vota të jenë siguruar në zgjedhjet e 25 prillit, aq më e lartë është shuma që përfiton partia. Këstu, PS përfiton për këtë vit rreth 151.5 milionë lek, rreth 105 mln për Partinë Demokratike, LSI 15.5 mln, PS rreth 12 mln dhe me radhë PDIU, PBDNJ, PR,

Fondet për 2022 për partitë politike:

Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) 151.494.783 lekë
Partia Demokratike (PD) 104.926.170 lekë
Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) 9.753.657 lekë
Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ) 8.018.647 lekë
Partia Republikane Shqiptare (PR) 13.223.679 lekë
Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë (PAA) 8.018.647 lekë
Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar (LZHK) 8.018.647 lekë
Partia Lëvizja e Legalitetit (PLL) 8.018.647 lekë
Partia Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) 15.577.215 lekë
Partia Social Demokrate (PSD) 12.266.269 lekë
Partia Nisma Thurje (NTH) 6.283.636 lekë / Voxnews.al


Video