Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Policia e Tiranës reagoi pas një videoje të postuar në portale, për një konflikt të ndodhur në vendin e quajtur Kthesa e Kamzës ku disa persona godasin një tjetër që qëndron i shtrirë.
Policia thotë se shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 identifikuan, shoqëruan në komisariat dhe proceduan penalisht shtetasit: E. M., 16 vjeç, I. M., 42 vjeç, dhe A. Sh., 40 vjeç, të tre banues në Tiranë të akuzuar për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, e kryer në bashkëpunim.
“Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ditën e sotme, për motive të dobëta, janë konfliktuar me shtetasin G. N., 17 vjeç, dhe më pas e kanë goditur me grushte dhe sende të forta”, thuhet në njoftimin e policisë.