Është regjistruar një viktimë nga Covid-19 në vendin tonë, pas disa muajsh pa fatalitetet. Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se ka ndërruar jetë nga Sars-Cov2 një qytetar nga Tirana, 72 vjeç, i pavaksinuar.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar dhe 90 raste të reja me Covid-19, më konkretisht 59 në Tiranë, nga 5 qytetarë në Kavajë, Divjakë, Gramsh, nga 3 qytetarë në Patos, Vlorë, Kolonjë, nga 2 qytetarë në Durrës, Lushnje, nga 1 qytetar në Mirditë, Fier, Gjirokastër.
Po ashtu, mësohet se betejën me virusin e kanë fituar edhe 104 pacientë të tjerë në 24 orët e fundit.
Aktualisht janë 1,825 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. Në spitalin COVID3 po marrin trajtim 17 pacientë.
Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.
Statistika (27 Qershor 2022)
Raste të reja ditore 90
Të shëruar në 24 orë 104
Të shtruar në spitale 18
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 366
Testime totale 1,844,561
Raste pozitive 279,167
Raste të shëruara 273,844
Raste Aktive 1,825
Humbje jete 3,498
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1,349
Fier 131
Vlorë 86
Durrës 65
Gjirokastër 47
Lezhë 38
Shkodër 34
Elbasan 30
Berat 20
Korçë 16
Dibër 7
Kukës 2