E merr rrjedha e ujit teksa po lahej, mbytet një 15-vjeçar në lumin e Drinit të Zi

27 June 2022, 15:38Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E merr rrjedha e ujit teksa po lahej, mbytet një 15-vjeçar në
Drini i Zi

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak pas mesditës së sotme në Maqellarë.

Një 15-vjeçar është mbytur në lumin e Drinit të Zi, teksa burime zyrtare bëjnë me dije se viktima është shtetasi A.L. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Potgorcëm, rreth orës 14:10.

Mësohet se 15-vjeçari ka qenë duke u larë në lumin Drini i Zi dhe e ka marrë rrjedha e ujit, ku për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes


Video