Grupimi i hakerëve iranianë “Homeland Justice” në një njoftim në rrjetin social ‘Telegram’ kanë deklaruar rikthimin e tyre. Ata paralajmërojnë ‘kohë të errta’ duke theksuar se ‘Shqipëria nuk është vend për terroristë.
Grupimi i njohur si “Homeland Justice” ishin autorë të sulmit kibernetik të ndërmarrë ndaj faqeve qeveritare dhe sidomos portalit e-Albania.
Ata patën publikuar edhe një sërë dokumentash të tjera.
Sipas analizës së Microsoft, pas faqes së internetit qëndron një grup i lidhur me Qeverinë iraniane, i cili është përgjegjës për sulmin në internet.
Hakerat thonë se shkak i sulmit është mbështetja për muxhahedinët që po strehohen në kampin e MEK në Manëz.
Për këto sulme Shqipëria ka fajësuar Iranin dhe ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me këtë shtet.