Rama: Kemi filluar me shndërrimin e hyrjes së Shkodrës, do e bëjmë siç i ka hije

27 February 2025, 08:51Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama: Kemi filluar me shndërrimin e hyrjes së Shkodrës, do e
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama foli edhe për investimet në qytetin e Shkodrës, i pyetur nga komentuesit që e ndiqnin online.

Ai tha se kanë hasur vështirësi për këtë projekt të hyrjes së qytetit verior, por do e shndërronin në një nga qytetet siç i ka hije dhe të denjë për vendin.

“Ndërkohë që kemi filluar me hyrjen e Shkodrës, është në proces, kemi pasur procedurë jo të lehtë dhe të shpejtë për arsye teknike për shpronësimet, gjithçka është gati, projekti fantastik, më në fund Shkodra do bëhet qytet siç i ka hije, sepse deri më sot ka qenë e fshehur pas një hyrje katastrofike dhe e padenjë për qytetin e Shkodrës”, tha kryeministri.


Video