PROVOKIM? Rama emëron drejtor në Portin e Durrësit ish-ministrin e Albin Kurtit!

27 October 2025, 12:47Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
PROVOKIM? Rama emëron drejtor në Portin e Durrësit ish-ministrin
Edi Rama/ Liburn Aliu/ Albin Kurti

Ish-ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu raportohet se është emëruar në postin e drejtorit të Portit të Durrësit.

Liburn Aliu është emëruar drejtor me vendim të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë në Qeverinë e Shqipërisë, Belinda Balluku.

Kujtojmë se Liburn Aliu dha dorëheqje më 27 gusht të këtij viti nga posti i ministrit, vetëm një ditë pasi Dimal Basha u zgjodh Kryetar i Parlamentit.

Liburn Aliu është njëri nga themeluesit e Vetëvendosjes dhe për shumë vjet një nga njerëzit më të afërt të Albin Kurtit, kryetarit të LVV-së dhe kryeministrit në detyrë të Qeverisë së Kosovës.

Ai shërbeu për më shumë se katër vjet si ministër i Infrastrukturës në Qeverinë Kurti 2.

Në një postim gjatë verës, Aliu theksoi se zgjedhja e Bashës ishte arsyeja kryesore e dorëheqjes së tij.


Video