Bledion Nallbati paraqitet në SPAK: Niko dhe çerrat e tij…

27 October 2025, 09:21Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Bledion Nallbati paraqitet në SPAK: Niko dhe çerrat e tij…
Bledion Nallbati paraqitet në SPAK

Deputeti i PD-së, Bledion Nallbati është paraqitur mëngjesin e kësaj të hëne në SPAK.

Deputeti demokrat është marrë në pyetje nga prokurori Vladimir Mara, i cili ka drejtuar Task Forcën në qarkun Korçë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.

Në fjalën e tij para gazetarëve pasi doli nga Prokuroria e Posaçme, Nallbati u shpreh se u thirr si person në dijeni.

“U thirra për konfliktin e stisur në fushatë nga Niko dhe çerrat e tij për të cënuar imazhin tim dhe procesin zgjedhor. U thirra si person në dijeni”, u shpreh ai.

 


Video