Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të diel pas deklaratës së një prej organizatorëve të protestës lidhur me incidentin e flamurit të Izraelit.
Në postimin e tij, Rama ironizon deklaratën e njërit prej organizatorëve, Arben Kola, i cili pretendon se në protestë ka pasur persona të infiltruar.
Nga njëra anë, kryeministri ngre pikëpyetjen: “Po ky vetë?”, ndërsa më tej vijon duke thënë: Dhe flamingot do të habiten me veten e tyre si ranë me kokë mes korbave e sorrave të shqiptarisë së rreme.
““Ouuu… Po ky vetë?
Avash-avash, të gjithë do të dalin!
Dhe flamingot do të habiten me veten e tyre si ranë me kokë mes korbave e sorrave të shqiptarisë së rreme”, shkruan Rama.