Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Fjalimeve para godinës së Kryeministrisë u erdhi fundi edhe për këtë ditë të 22-të të protestës, duke ia lënë vendin nisjes së marshimit nëpër rrugët e Tiranës.
Njëzëri mes tyre vijojnë edhe këtë ditë të 22-të të protestës të brohoriten thirrjet “Shqipëri e Re”, “Ju erdhi fundi”, si dhe “Rama jepe dorëheqjen”.
Marshimi po zhvillohet nën mbikëqyrjen e forcave të policisë, ndërsa protestuesit vijojnë të artikulojnë kërkesat e tyre, me thirrjet për largimin e kryeministrit që dominojnë atmosferën e tubimit.