Ra nga vinçi në Durrës, ky është 35-vjeçari që ndërroi jetë teksa punonte

27 October 2023, 20:07Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ra nga vinçi në Durrës, ky është 35-vjeçari
Viktima Andi Lala

Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në Durrës, ku një 35-vjeçar ndërroi jetë pasi ra nga vinçi teksa punonte në pedonalen e qytetit.

Punonjësi i kompanisë private, Andi Lala u rrëzua nga kova e vinçit, teksa po priste degët e pemëve përgjatë pedonales.

Sipas policisë, gjatë punës për prerjen e degëve të pemëve në Lagjen nr.13 të qytetit, punonjësi i firmës është rrëzuar nga koshi i vinçit të punës e për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Video