Gjykata lë në “arrest shtëpie” 16-vjeçarin që goditi me karrige mësuesen

27 October 2023, 16:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gjykata lë në “arrest shtëpie” 16-vjeçarin
Foto ilustruese

Gjykata e Lezhës ka lënë në “arrest në shtëpe”, nxënësin 16-vjeçari që goditi me karrige mësuesen në gjimnazin “Hydajet Lezha”.

I mituri u njoh këtë të premte me masën e sigurisë, në një seancë me dyer të mbyllura në Gjykatën e Lezhës.

Mësohet se ndaj tij janë ngritur dy akuza, goditje për shkak të detyrës dhe plagosje e rëndë me dashje.

Mësuesja M.P dy ditë më parë u goditur me karrige nga nxënësi brenda mjediseve të shkollës. Ajo u dërguar me ambulancë në spitalin e Lezhës dhe mësohet se ka dëmtuar krahun nga goditja.

Gjithashtu pati edhe një bojkot nga mësuesit për shkak të kësaj ngjarje të rëndë.


Video