Ra nga pema e ullirit dhe humbi jetën, viktima pedagog në Universitetin e Gjirokastrës

29 October 2022, 14:59Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ra nga pema e ullirit dhe humbi jetën, viktima pedagog në

Pedagogu në universitetin “Eqrem Çabej” në Gjirokastër, Gëzim Rredhi ka humbur jetën pasi u rrëzua nga pema e ullirit.

62-vjeçari mësohet se kishte shkuar tek një shtëpi verore që kishte dhe ishte ngjitur në pemë për të mbledhur ullinj.

Por, ai është rrëzuar dhe kjo ka rezultuar tragjike për të.

“Sot, në lagjen nr.1, Ksamil, dyshohet se duke mbledhur ullinj është rrëzuar aksidentalisht nga pema, shtetasi G. R., 62 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.

 


Video