Punonte në përpunimin e hidrokarbureve, plagoset 45-vjeçari në Elbasan

4 December 2023, 21:18Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Punonte në përpunimin e hidrokarbureve, plagoset 45-vjeçari
Foto ilustruese

Një 45-vjeçar banues në fshatin Petresh në Elbasan është paraqitur në spital për të marrë ndihmë mjekësore pasi është rrëzuar duke punuar në firmën për përpunimin e hidrokarbureve.

"Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 45-vjeçari është dëmtuar pasi është rrëzuar nga një strukturë metalike, gjatë kohës që ka qenë duke punuar në firmën për përpunimin e hidrokarbureve, në fshatin Balldren, në të cilën është i punësuar", njofton policia.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.


Video