Punohet edhe natën për të mbyllur çarjen e argjinaturës së Vainit

1 Dhjetor 2025, 22:23Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Punimet për rikuperimin e argjinaturës së Vainit vazhdojnë edhe gjatë natës këtë të hënë pas shfaqjes së një çarje të re në zonën e Tales në Lezhë.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, njofton se ekipi i Drejtorisë së Ujitje-Kullimit Lezhë, në bashkëpunim me emergjencat civile, Forcat e Armatosura dhe pushtetin vendor, vijon intensivisht punën për rehabilitimin e argjinaturës së dëmtuar, me qëllim minimizimin e dëmeve në tokat bujqësore dhe mbrojtjen e zonës.

Si pasojë e çarjes, një sasi e konsiderueshme uji po depërton në kanalin Spiten–Hidrovor.

Për shkak të kësaj, disa toka bujqësore në zonat e Treshit dhe Spitenit janë përmbytur, ndërsa banorët e zonave të banuara nuk janë të rrezikuar.

Rifillimi i punimeve intensive synon parandalimin e dëmeve më të mëdha dhe mbrojtjen e zonave përreth nga përmbytjet.


Video