
Janë njoftuar masat e sigurisë për foltoren e tretë të organizuar nga Partia Demokratike, që pritet të zhvillohet sot në orën 18:00 përpara Kryeministrisë. Ndërhyrjet kanë nisur që në orët e para të ditës, me kufizime të dukshme në qarkullim dhe kontrolle të shtuara në zonën përreth.
Raportohet se bllokimi i qarkullimit në bulevard ka nisur tashmë, dhe nga ora 15:00 deri në përfundimin e tubimit do të ndalohet qarkullimi i automjeteve në segmentin që nis nga Ministria e Brendshme deri në sheshin “Nënë Tereza”.
Po ashtu, të gjitha rrugët që lidhen me Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe sheshin “Nënë Tereza” do të jenë të bllokuara, duke ndikur në qarkullimin e automjeteve.
Në dy foltoret e mëparshme janë angazhuar rreth 500 efektivë policie, ndërsa për këtë protestë pritet të jenë të dislokuar rreth 300 efektivë, një numër më i ulët se herët e tjera.