Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një 22-vjeçare nga Kenia që kishte ardhur të punonte në Tiranë në një kazino, u gjet e masakruar e hedhur në mes të rrugës në muajin Gusht 2022. Sot ajo është në gjendje kome në Spitalin e Traumës, ndërsa Policia e Tiranës reagoi për ngjarjen rreth 3 muaj më vonë.
Emisioni Opinion ka publikuar edhe foton e dhomës së hostelit ku qëndronte 22-vjeçarja.

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në studio, tha se hetuesit kanë dyshime që në dhomë të kenë qenë edhe persona të tjerë. Ndërkohë që, sipas Lalës, një element tjetër është fakti se dritaret e dhomës kanë qenë të mbyllura ndërsa dera e hapur.