Drejtori i ri për Teatrin Kombëtar, katër kandidatët shpalosin nesër platformat (EMRAT)

17 November 2022, 21:26Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Drejtori i ri për Teatrin Kombëtar, katër kandidatët
Ministria e Kulturës

Ditën e nesërme në orën 10:00, në Ministrinë e Kulturës do të zhvillohet edhe takimi me kandidatët për drejtor të Teatrit Kombëtar.

Dëgjesat do të mbahennë prani të gazetarëve, po pa praninë e kamerave, njëlloj si është vepruar më herët edhe me procesin e përzgjedhjes së drejtorit të Teatrit të Operas dhe Baletit.

Garës i është bashkuar edhe regjizori Altin Basha, i cili është liruar nga posti i Drejtorit të Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli. Vendimi është marrë në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave.

Kandidatët

Altin Basha

Kiço Londo

Elma Dorezi

Arben Derhemi


Video