Sherri i dhunshëm i regjistruar në gusht të vitit të shkuar në një lokal në Palasë dyshohet se ka vijuar edhe në kryeqytet.
Dalin pamjet si gjashtë persona janë identifikuar dhe akuzohen se kanë goditur me sende të forta një 48-vjeçar.
Adriatik Roshi i njohur si "Ad Leci" u dhunua të dielën në ambientet e një berberhane në Laprakë. Për më tepër shikoni videon mëposhtme:
View this post on Instagram
Policia arrestoi Gani Koçeku 24 vjeç dhe Ledio Tusha 31 vjeç, ndërsa në kërkim u shpallën katër persona të tjerë, Roland, Luçiano, Dino dhe Gëzim Koçeku.
48-vjeçari Roshi është vëzhguar nga dy vëllezërit Gani dhe Roland Koçeku nga ky automjet, i cili ishte marrë me qira.
I shpalluri në kërkim Gëzim Koçeku, ka bërë me mjetin e tij hapjen e rrugës për makinën Audi të autorëve goditës.
Si organizator të dhunës brutale dyshohet se janë Luçiano dhe Dino Koçeku.
©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.