“Pse provokoni, pse e bllokoni rrugën?!" Bardhi i revoltuar, përplaset me efektivët e policisë

8 May 2026, 20:56Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Pse provokoni, pse e bllokoni rrugën?!" Bardhi i revoltuar,
Gazment Bardhi

Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi iu është drejtuar i revoltuar efektivëve të policisë në protestë, pasi ata penguan marshimin e protestuesve në drejtim të Ministrisë së Brendshëm.

Bardhi tha se protesta ishte paqësore, dhe pyeti policinë pse provokoi protestuesit duke zbatuar urdhra sipas tij të paligjshëm.

“Nga kush i merrni urdhrat ju?! A ishte protesta paqësore? Pse e bllokoni rrugën?! Pse provokoni?! A keni ligj ju apo zbatoni vetëm urdhra të paligjshëm?! Pse e bllokoni rrugën? Shkoni arrestoni ata që kanë vjedh shqiptarët, mos arrestoni qytetarët që protestojnë kundër korrupsionit”, tha Bardhi.

Reagimi i Bardhit erdhi pak minuta pas tensioneve në protestë, ku policia pengoi marshimin e protestuesve në drejtim të Ministrisë së Brendshme, duke e shpërndarë turmën me ujë.

Në një moment protestuesit hodhën molotov, ndërkohë që policia u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës. 

 

 


Video