Një person ende i paidentifikuar sulmoi dje me molotov fadromën IKMT-së gjatë aksionit të së premtes për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth.
Dy shishe molotov bien njëra pas tjetrës mbi fadromën ku gjendet drejtuesi i saj dhe kreu i IKMT-së Fatmir Meta.
Policët që shoqërojnë fadromën largohen me shpejtësi, vetëm njëri nxjerr pistoletën, ndërsa vetëm përfaqeuesi i IKMT-së, Fatmir Metaj, tenton të përballet me ata që hodhën molotovët.
Fatmirësisht, një akt i tillë i rëndë nuk pati pasoja.
Por Policia e Shkodrës, deklaroi dje zyrtarisht se fadroma nuk u sulmua.
“Sqarojmë se asnjë mjet fadromë nuk është sulmuar me lëndë djegëse dhe nuk është shkaktuar asnjë dëm material apo rrezik për jetën e qytetarëve apo punonjësve të shërbimeve shtetërore”, thuhej në deklaratën e policisë.
Por videoja nxjerr zbuluar gënjeshtrën e policisë së Shkodrës, ndërsa ngjarja ndodhi në sy të dhjetëra efektivëve të policisë që kur ndodh sulmi ikin me vrap dhe kur nuk ka asnjë rrezik nxjerrin armët si nëpër filma.
Sakaq, përfaqësuesi i IKMT-së ua bëri të ditur edhe banorëve se sulmi me molotov ishte një tentative për vrasje ndaj punonjësve të shtetit.