Pas rreth tre orësh ka përfunduar tubimi para Kryeministrisë, ndërsa ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e kryeqytetit.
Nga podiumi u bë thirrje që qytetarët të mos largoheshin pa mbledhur mbetjet e krijuara gjatë protestës, duke e cilësuar këtë si një akt përgjegjësie qytetare dhe respekti ndaj hapësirës së përbashkët.
“Ju lutem, pastroni vendin”, ishte mesazhi i përsëritur në fund të tubimit, ndërsa pjesëmarrësit u ftuan të largonin mbeturinat dhe të linin sheshin të pastër pas përfundimit të tubimit.
“Ju lutem pastroni vendin! Ne do të pastrojmë Ramën nga ky vend, por ju lutem pastroni plehrat”, ishte thirrja.
Nga verifikimet në terren, por edhe pamjet, kjo protestë e 11-të rezulton të jetë më masivja deri më tani teksa radha e protestuesve vazhdon nga Kryeministria te kryqëzimi i Rrugës “Myslym Shyri”.