Pronarja gjen në shkallët e hotelit një person të pajetë në Himarë

16 February 2022, 19:05Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Pronarja gjen në shkallët e hotelit një person të

Një 65-vjeçar banues në Dom të Lezhës është gjetur pajetë në shkallët e një hoteli në zonën turistike të Himarës.

Trupi i viktimës u gjet nga pronarja e hotelit, e cila njoftoi menjëherë policinë që shkoi në vendngjarje për të kryer veprimet paraprake.

Nga këqyrjet nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e të moshuarit dhe dyshohet se vdekja ka ardhur  nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Video