
Ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së, Yuri Kim dhe Luigi Soreca kanë reaguar pas dekretimit të gjykatëses së dhjetë në Gjykatën e Lartë.
Ambasadorja Yuri Kim përmes një postimi në Twitter, tha se “kjo rrit funksionalitetin e Gjykatës së Lartë, gjithashtu i mundëson të emërojë gjyqtarët për Gjykatën Kushtetuese
Ndërkohë, pas saj reagoi dhe ambasadori i BE-së Luigi Soreca duke thënë se e vlerëson një veprim të tillë sepse kjo i jep mundës Gjykatës së Lartë që të emërojë gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese.
“Me emërimin e gjyqtares së 10 arrihet kuorumi për emërimin nga kjo gjykatë të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese”, shkruan ai.
Meta dekretoi sot në mëngjes Ahmetin për në Gjykatën e Lartë duke thënë me këtë emërim të ri, Gjykata e Lartë, nga sot bëhet me 10 (dhjetë) gjyqtarë, nga 19 anëtarë, që duhet të ketë.