I dehur i nxori armën pronarit të një lokali dhe rrahu klientët, kush është gardisti i arrestuar (Emri)

16 February 2022, 12:11Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

I dehur i nxori armën pronarit të një lokali dhe rrahu

Gardisti Dashamir Kurti në gjendje të dehur në brendësi të një lokali ka nxjerrë armën pronarit dhe ka rrahur klientët disa ditë më parë.

VoxNews.al ka siguruar foton e Kurtit, i cili është kallëzuar në polici nga një qytetar i cili ka pohuar se ky nuk është rasti i parë kur Kurti akuzohet se ka shkelur ligjin, pasi më 1 shkurt është kallëzuar pasi ka rrahur një person.

Mediat shkruajnë se policia në deklaratën e saj ka bërë me dije se punonjësi i Gardës së Republikës, është konfliktuar fizikisht për motive të dobëta me klientët dhe pronarin e një lokali në rrugën “Elez Isufi” në Tiranë, të cilët i ka kanosur me armën e shërbimit, në shpërdorim të detyrës.


Video