Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Ukraina është në luftë, por në Shqipëri ka nisur beteja për mbijetesë. Rritja e çmendur e çmimeve ka prekur gjithçka, deri tek ushqimet bazë.
Për këtë arsye prej ditësh radhazi në Shqipëri po protestohet.
Protestuesit po mblidhen aktualisht përpara Kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Por jo vetëm në Tiranë, protesta po zhvillohen edhe në qytete të tjera.
Protesta është organizuar në rrjetet sociale dhe kërkohet që qeveria të ndërhyjë për të ndikuar në uljen e çmimeve.
Si pasojë e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, oligarkët shqiptarë kanë nisur menjëherë me abuzimin e çmimeve, ku kryesoi rritja e çmimit të karburanteve.