Protestat në Korçë për rritjen e çmimeve, studentët bojkotojnë mësimin (Video)

11 March 2022, 13:45Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Protestat në Korçë për rritjen e çmimeve,
Studentet ne qytetin e Korces ne proteste

Ditën e sotme dhjetra studentë në qytetin e Korçës janë ngritur në protestë kundër rritjes së çmimeve. Nga pamjet e publikuara me pankarta në duar shihet se ata po marshojnë nga unviersiteti në drejtim të Katedralës së qytetit.

Ata kërkojnë uljen e çmimit të biletave të transportit, pasi është një kosto e shtuar për të gjithë ata studentë të cilët udhëtojnë për në qytetin e Korçës çdo ditë.

“Ne kërkojmë uljen e çmimit të naftës, uljen e çmimeve të shportës dhe uljen e çmimit të biletës. Është një kosto extra për ne dhe nuk mund ta përballojmë”, thotë njëri prej studentëve.

 


Video