“Kemi rritur çmimet, licencat po jepen pa kriter”, sindikata e taksistëve protestë kundër rritjes së naftës

11 March 2022, 11:45Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Kemi rritur çmimet, licencat po jepen pa kriter”, sindikata
Sindikata e taksistëve protestë kundër rritjes së naftës

Sindikata e taksistëve ka dalë sot në protestë në lidhje me rritjen e çmimeve të karburanteve, duke rënduar edhe shërbimin e tyre.

Ata kërkojnë uljen e çmimit të naftës, të lejohen që kur dalin jashtë qytetit të marrin pasagjerë në kthim dhe së treti të mos jepen licenca jashtë kritereve. Ata kanë thënë se po jepen licenca pa kritere duke i dëmtuar dhe se gjenden në vështirësi.

Në protestë kanë marrë pjesë taksistë nga i gjithë vendi të cilët janë mbledhur para Kryeministrisë.

“Sot jemi mbledhur për cmimin e lartë të naftës sepse biznesi jonë se përballon dot, me mirekuptim kemi rritur biletën por jo në mënyrë abuzive ndaj protestojmë për të parë se cfarë do të bëhet.

Do ngelemi pa paguar taksat. Ne kryeministrin e kemi dëgjuar, sot ka patur pak reagim për uljen e çmimeve. Sot ka shkuar deri në 2300 lekë, por kjo sdo të thotë se është rregulluar. Ne presim nëse është e arsyeshme, të shohim si është tregu sa është rritur në bursë. Është vjedhur, është abuzuar, do presim. Nëse shteti ka qenë i papërgatitur," u shpreh taksisti.


Video