Policia "zbërtheu" komunikimet në “Sky”, si u kapën drejtuesi i prokurorisë, ish-shefi dhe biznesmeni?

27 July 2023, 12:29Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Policia "zbërtheu" komunikimet në “Sky”, si u
Pëllumb Gjoka, Asmer Bilali dhe Oltion Bistri

Policia e Shtetit dhe SPAK kanë zhvilluar një operacion në Tiranë, Shkodër dhe Kukës, në kuadër të të cilit ka vënë në pranga Oltion Bistrin, ish-shef i forcave operacionale, i larguar nga kjo detyrë para pak ditësh.

Në prangat e Policisë së Shtetit ka rënë edhe drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita, si dhe Astmer Bilali, pjesë e bandës së Bajrave.

Gjithashtu është arrestuar biznesmeni Pëllumb Gjoka. Urdhër-arrestet e SPAK janë lëshuar për akuzat e “korrupsionit”, “shpërdorimit të detyrës” dhe “grupit të strukturuar kriminal”.

Ende nuk është konfirmuar se çfarë shkeljesh kanë kryer këta persona, por operacioni ka qenë shumë i gjerë dhe mund të jenë edhe persona të tjerë të arrestuar.

Policia e Shtetit dhe SPAK kryen përgjime si dhe u zbërthye aplikacioni i komunikimit “Sky” që “fundosi” dhe i çoi pas hekurave.


Video