‘Policia...’, momenti kur efektivët arrestojnë disa nga trafikantët e armëve Kosovë-Shqipëri (VIDEO)

30 May 2025, 10:15Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

‘Policia...’, momenti kur efektivët arrestojnë disa nga

Publikohen pamjet e operacionit “Puzzle”, në kuadër të të cilit u vunë në pranga 10 persona ndërsa u shpallën në kërkim dy të tjerë për trafik armësh nga Kosova drejt Shqipërisë.

Në pamje shihet teksa policia, për të kapur njërin prej tyre, ndërhyn në një lokal ku ai ndodhet.

Një tjetër ndalohet teksa ndodhet në ambient të jashtëm. ‘Policia, policia shtrihu përtokë…”, dëgjohet të thotë një efektiv.

Policia ka ndarë edhe pamjet e armëve të sekuestruar, dhe bëhet fjalë për 12 pistoleta, një silenciator dhe dy automatikë.


Video