Po shpërndanin 50 pako me ushqime, pranga dy punonjësve të Bashkisë Shkodër!

12 May 2023, 15:27Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Po shpërndanin 50 pako me ushqime, pranga dy punonjësve të

Dy punonjës të Bashkisë së Shkodrës janë kapur nga Policia duke shpërndarë pako me ushqime. Policia bën të ditur se është ndaluar mjeti për kontroll rreth orës 13:00.

Mjeti kishte drejtues personin me inicialet P. D., 49 vjeç dhe pasagjer M. V., 63 vjeç. Gjatë kontrollit në këtë automjet janë gjetur 50 qese me ushqime të ndryshme.

Pas verifikimeve ka rezultuar se automjeti ishte në administrim të Drejtorisë Ekonomike të Drejtorisë Arsimore Shkodër.

Dy punonjësit e bashkisë Shkodër janë shoqëruar në ambientet e Policisë, së bashku me personin me inicialet E. I., 31 vjeç, me detyrë Drejtor i Drejtorisë Ekonomike të Drejtorisë Arsimore Shkodër, për t’u pyetur në lidhje me këtë rast.


Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon veprimet e thelluara procedurale dhe hetimore, për sqarimin e rrethanave të këtij rasti.


Video